E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Nismë ligjore për regjistrimin e fëmijëve shqiptarë që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova

TIRANË, 24 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se së shpejti do të ndërmerret një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të gjithë fëmijëve të prindërve shqiptarë që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës në Angli.

Gjatë takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, Rama u ndal te ky shqetësim i komunitetit atje për regjistrimin e fëmijëve.

Kryeministri u shpreh se disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze dhe tjetër duan të kenë në certifikatën e lindjes shqiptare.

“Disave prej jush edhe këtu në Britani i është dashur të fshehin identitetin e tyre. Disa të tjerë të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe kur morën rrugën këtej, ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze dhe tjetër duan të kenë në certifikatën e lindjes shqiptare”, u shpreh Rama.

1 nga 8

/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›