Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me vëmendje problemet reale të protestuesve

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës u ndal edhe tek protestat e zhvilluara në Tiranë kundër investimit në Zvërnec si dhe për problemet të tjera sociale.
Kreu i qeverisë teksa foli për aktin normativ në buxhetin e vitit 2026, tha se qeveria po dëgjon me vëmendje shqetësimet e qytetarëve që protestojnë për probleme reale.
“Ky është një kryeshënim që nuk zuri shumë vend, sepse dihet se me çfarë po merret i gjithë sistemi i komunikimit dhe informacionit në Shqipëri. Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas berihajit, në fund të del përpara muri”, tha Rama.
/m.q/r.e/