E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: PS me zgjedhjen më të mirë në lista për Shkodrën, “këneta” ka sjellë “xhaketat” më të konsumuara

TIRANË, 25 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste siguroi sot se PS ka gjithë vullnetin për t’i dhënë Shkodrës më shumë dhe këtë herë i ka vendosur përpara qytetarëve të Shkodrës zgjedhjen më të mirë që kanë pasur ndonjëherë në të gjithë listën e PS-së.

Në një takim me votuesit për herë të parë të qarkut të Shkodrës, Rama u shpreh se nga ana tjetër “këneta” ka sjellë në Shkodër “xhaketat” më të konsumuara.

“Pyetja për qytetarët e Shkodrës është shumë e thjesht: A doni që Shkodra të ketë më shumë fuqi? Duhet të çoni më shumë njerëz në parlament nga PS. A doni që Shkodra të ketë zë më shumë? E keni mundësinë t’i shtoni zërat për Shkodrën në Kuvedin e Shqipërisë, duke votuar për ata që do të jenë pjesë e tryezës së qeverisë, e tryezës së vendimmarrjes, jo për kënetën”, tha Rama.

Rama u shpreh se kush do të ketë në dorë më shumë duhet të punojë më shumë dhe të shtojë prezencën aty ku merren vendimet.

“Çfarë do të bëjnë ata të ‘kënetës’ atje, kur mendoj se kanë nxjerrë prapë atë. Imagjinoni kthe xhaketën mbrapsht, ktheje prapë nga e para, ktheje prapë mbrapsht dhe thuaj ‘merre se është e re xhaketa’. ‘Xhaketat’ më të konsumuara i kanë sjellë këtu edhe nga jashtë Shkodrës, edhe nga brenda Shkodrës dhe thonë votojini këta. Çfarë do të bëjnë ata? Asnjë gjë”, tha Rama.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›