SHBA – Trump: Mund të takohem me Zelenskyn gjatë funeralit të papa Françeskut

UASHINGTON, 25 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kuadër të ceremonive të varrimit të papa Françeskut në Itali të shtunën.
I pyetur për këtë, para se të hipte në një helikopter për në aeroport, Trump tha se ”është e mundur”.
Ai shtoi se do të takohej me disa krerë shtetesh dhe qeverish të huaja.
Në fund të shkurtit, një bisedë midis Trump, zëvendëspresidentit të tij J.D. Vance dhe Zelenskyt ka çuar në një përplasje të hapur në Shtëpinë e Bardhë.
Situata mbetet e tensionuar pasi Trump propozoi një plan për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi kundër Ukrainës më shumë se tre vjet më parë, i cili përfshin lejimin e Rusisë për të mbajtur Krimenë, të cilën e aneksoi në mënyrë të paligjshme, 11 vjet më parë./ /os/