E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qendra e re e Kontrollit Teknik në Lushnje gati në fillim të janarit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Qendra e re e Kontrollit Teknik në Lushnje pritet të përfundojë në fillim të janarit, duke u bërë pjesë e një plani më të gjerë kombëtar për modernizimin e shërbimeve të kontrollit teknik në vend.

Sipas tij, investimi synon rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe standardizimin e proceseve në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

“Qendra e re e Kontrollit Teknik në Lushnje, që pritet të përfundojë në fillim të janarit. QKT e re Lushnje është pjesë e planit kombëtar të modernizimit për rritjen e cilësisë së kontrollit teknik dhe standardizimin e shërbimeve në të gjitha qarqet”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›