Rama: Shqipëria në tre ditët që vijnë, qendra e Europës

TIRANË, 14 maj /ATSH/ “Shqipëria, i ka transformuar zgjedhjet politike në një referendum për bashkimin sa më parë të Shqipërisë me Evropën”.
Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, në fjalimin e fitores së zgjedhjeve të 11 majit që mbajti në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, ku tha se Shqipëria do të bëhet për tre ditë qendra e Evropës me samitin e Komunitetit Politik Evropian.
“Evropa do të zbresë në këtë shesh duke filluar nga nesër me të tërë udhëheqësit e saj. Kryeministri i Britanisë vjen i pari për ta nisur qëndrimin e tij në Tiranë me një vizitë bilateriale, e para në histori e një shefi të qeverisë britanike. Ndërsa i presidenti i Francës largohet i fundit pasi do të qëndrojë pas samitin për vizitën e dytë bilaterale në Tiranë”, u shpreh Rama.
Rama tha më pas do ta nis javën e re me një imazh edhe më të mirë, për Shqipërinë si Evropa e Ballkanit.
“Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë në kuptimin e vërtetë të fjalës qendra e Evropës. Më pas do ta nis javën e re me një imazh edhe më të mirë, të fortë e krenar si Evropa e Ballkanit që do të jetë lajtmotivi dhe inspirimi dhe burimi i të gjitha energjive dhe patjetër edhe forca e këmbënguljes tonë për katër vite të tjera me radhë. Kini besim te Shqipëria sepse Shqipëria ka besim te ne. Besojeni më shumë se asnjëherë tjetër se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është e gjitha përpara, jo aq përpara të mos e arrijmë por aq përpara që ne së bashku do ta arrijmë. Përulësisht respekt për të gjithë ju dhe ata që me votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll duke iu siguruar të gjithë se asnjë vat nga kjo energji nuk do ta lëmë pa e shkrirë për t‘iua kthyer mbrapsht atyre dhe Shqipërisë”, deklaroi Rama.
/a.f/