Çepe në Ministerialin e KiE: Anëtarësimi i Kosovës i domosdoshëm, vonesa cenon besueshmërinë

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe përfaqësoi Shqipërinë në Ministerialin e Këshillit të Evropës të zhvilluar në Luksemburg.
Në këtë ministerial, Shqipëria theksoi mbështetjen e saj për Paktin Demokratik të Këshillit të Evropës, si dhe përsëriti se Shtetet Anëtare nuk mund të flasin për universalitet dhe njëkohësisht të përjashtojnë ata që mbrojnë parimet e Këshillit të Evropës.
Gjatë takimit siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes “u nënvizua gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës nuk është vetëm i drejtë, por edhe i domosdoshëm. Vonesa cenon besueshmërinë”.
Mesazhi i Shqipërisë është i qartë: solidariteti, dinjiteti, uniteti dhe drejtësia janë e vetmja rrugë përpara.
/a.f/