E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Synojmë fitoren në të treja bashkitë e qarkut Durrës

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, tha sot se forca politike që ai drejton synon fitoren në të treja bashkitë e qarkut të Durrësit.

Në fjalën e tij gjatë asamblesë, Rama fillimisht falënderoi kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila, veç drejtimit të bashkisë, mbajti mbi supe edhe peshën e drejtimit të qarkut, ndërsa i uroi suksese drejtuesit të ri të qarkut Durrës, Blendi Klosi.

“Kam një falënderim të posaçëm për Anin (Emiriana Sako), që mbajti një barrë ekstra përveç detyrës së kryetares së bashkisë, mbajti edhe detyrën e drejtueses së qarkut dhe e përballoi këtë peshë të madhe me sukses. Po ashtu dua të falënderoj edhe Klodin (deputeten Klotilda Spahiu), që ka një peshë të rëndësishme këtu në Durrës.

Dua t’i uroj mirëseardhjen Blendit. E njoh mjaft mirë, është veteran i PS. Ka të gjithë eksperiencën dhe butësinë e nevojshme për të krijuar një atmosferë pozitive për procesin që kemi përpara. Kemi të gjitha arsyet për të besuar se duhet t’i fitojmë të treja bashkitë, duke nisur nga Durrësi. Por deri atë ditë duhet të bëjmë edhe punët që duhen realizuar”, nënvizoi Rama.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›