Rama: Thethi më i pastër falë energjisë dhe angazhimit të të rinjve

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Në kuadër të nismave për mbrojtjen e mjedisit, u zhvillua një aksion pastrimi në Theth, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe vullnetarëve të shumtë.
Me moton “Natyra na dhuron, ne kujdesemi”, të rinjtë dhe vullnetarët dhanë një shembull frymëzues qytetarie dhe përgjegjësie ndaj mjedisit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, ndërsa falënderoi të gjithë pjesëmarrësve që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe treguan se kujdesi për natyrën nis nga secili prej nesh”.
“Thethi më i pastër, falë energjisë dhe angazhimit të të rinjve”, tha Rama.
Pjesëmarrësit u angazhuan në pastrimin e hapësirave publike dhe mjediseve natyrore, duke dhënë një shembull frymëzues të përgjegjësisë qytetare dhe kujdesit ndaj natyrës.
Ky aksion shërbeu jo vetëm për përmirësimin e mjedisit, por edhe për ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e ruajtjes së pasurive natyrore, duke përcjellë mesazhin se kujdesi për natyrën është një përgjegjësi e përbashkët.
/m.m/r.e/a.f/