E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Tirana europiane e lirive dhe shijeve të ndryshme për kohën e lirë


TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të protestës së zhvilluar pasditen e djeshme kundër investimit të planifikuar në Zvërnec. Pamjet tregojnë protestuesit teksa marshojnë  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa paralelisht me ta, të rinj të tjerë luajnë basketboll.

Të rinjtë duken të pashqetësuar nga aktiviteti i njërës apo tjetrës palë.

“Pamje europiane e Tiranës së lirive të barabarta dhe shijeve të ndryshme për kohën e lirë”, shkroi Rama krahas pamjeve.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›