E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon Berishën me ngjarjet e ’97: Program jo shaka…

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video që sjell në vëmendje ngjarjet tragjike të vitit 1997, që nga firmat piramidale te hapja e depove të armëve, dhe më pas shpërthimin në Gërdec dhe vrasjes së 4 protestuesve në bulevard në Tiranë.

Videoja nis me deklaratat e Berishës lidhur me programin elektoral të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa zotohet se do të kthejë paratë që merr qeveria, te qytetarët.

“Program jo shaka…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi videon që sjell në kujtesë po ashtu deklaratat e Berishës, teksa siguronte shqiptarët se do t’i merrnin paratë që humbën në firmat piramidale.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›