“Rama jep dorëheqjen”- Studentët nuk ndalen, protestojnë para Ministrisë së Arsimit
Studentët kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, duke shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrje antiqeveritare.

Me pankarta në duar dhe slogane kundër klasës politike shqiptare, të rinjtë kërkojnë njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Krahas kërkesës për largimin e tij, studentët vijojnë të artikulojnë thirrje për revolucion dhe ndryshim të situatës politike në vend.
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar prej tyre. Studentët këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e panegociueshme dhe nuk pranojnë të ulen në tryezën e dialogut të propozuar nga qeveria.