VIDEO/ Protesta te Kryeministria, dhjetëra efektivë shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn dhe Edison Likën! Nuk pranuan të merrnin fletën e gjobës! Qytetarët rrethojnë furgonin e policisë
Policia ka shoqëruar me forcë te protesta e kryeministrisë dy aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj.
Siç bëhet me dije, policia u ka dhënë atyre fletën e gjobës për tubimin e sotëm, ndërkohë dy aktivistët treguan lejen për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë.
Ata nuk pranuan marrjen e fletës dhe u shoqëruan nga një numër i madh efektivësh për në furgonin aty pranë kryeministrisë.
Dy aktivistët bën rezistencë, ndërkohë që qytetarët rrethuan furgonin e policisë për të mos lejuar largimin e policisë me dy aktivistët e ndaluar. Sakaq, pati dhe përplasje fizike të protestuesve me policinë në mes të bulevardit.