Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, 29 shtator, në Bruksel.
Samiti mbledh politikëbërës, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve tek inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Pjesëmarrja e Kryeministrit në këtë samit është një mundësi për të sjellë në vëmendje Shqipërinë si destinacion turistik në zhvillim dhe për të shkëmbyer përvoja mbi investimet, infrastrukturën si dhe mikpritjen e vendit tonë. /r.e/