E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese konfirmon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Shabani: Vijojmë punën

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar në përputhje me Kushtetutën procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit të Avokatit të Popullit, duke i dhënë fund pikëpyetjeve të ngritura mbi procesin.

Në reagimin pas vendimit, Avokati i Popullit shprehet se e respekton vendimmarrjen e Gjykatës dhe vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, lexohet në reagin Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›