E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan fotot, takohet me Erdogan në New York

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York për punimet e asamblesë së OKB-së.

Ai është takuar me presidentin turk Rexhep Erdogan dhe ka ndarë disa foto në rrjetet sociale.

“New York – Me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”, shkruan Rama.

Me Erdogan është takuar edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili gjithashtu ndodhet në SHBA.

Më herët ai mbajti edhe një fjalim, në të cilin vuri në dukje sfidat me të cilat përballet bota dhe shembullin e mirë që ka dhënë Shqipëria si një vend i vogël. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›