E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan golin e Rey Manaj në Leskovac

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit kaloi në avantazh në pjesën e parë të përballjes me Serbinë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, teksa është mbyllur pjesa e parë.

Goli u shënua nga Rey Manaj, në minutën e fundit të pjesës së parë. Manaj shfrytëzoi  një pasim me kokë në zonë, duke mposhtur portierin serb.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale momentin emocionues të golit të shënuar nga Manaj.

Përballja e sotme vendos shumë për vendin e dytë në grup, që do të thotë play-off për në Botëror.

Ndeshja e sotme është e katërta mes të dy ekipeve.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›