E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama në Durrës: Mandati i 4-ët na duhet për integrimin, më 16 maj këtu ‘zbret’ Europa

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se “më 16 maj në Tiranë në sheshin “Skënderbej” do të vijë gjithë Europa”.

Në fjalën e tij gjatë takimit me vajza dhe gra në Durrës, Rama tha se në Samitin e Komunitetit Politik Europian do të vijë jo vetëm Bashkimi Europian, por do të shkulen të gjithë nga Londra, në Ankara, Baku, Kiev, Stokholm, BE dhe jo BE, të gjithë ata që janë anëtarë të Këshillit të Evropës”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “do vijnë të gjithë atje tek Skënderbeu, tek profeti ynë i historisë kombëtare, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s , bashkë me drejtuesit kryesorë të bankave të zhvillimit”.

Rama tha se me votën në 11 maj ne do t’u themi se më 2030-n duam të jemi pjesë e BE-së.

“E kuptoni se çfarë kuptimi ka nëse ata zbresin dhe nëse ata zbresin populli shqiptar ka vendosur t’u thotë me një shumicë më të madhe sesa një shumicë e thjeshtë aritmetike, që ne, populli shqiptar kemi vendosur që brenda 2027-s t’i mbyllim negociatat dhe brenda 2030-s duam të jemi pjesë e BE-së”, tha Rama.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›