E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama nga Lezha: Me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në Lezhë tha se me hyrjen e vendit në BE, vlera e pasurisë së patundshme menjëherë dyfishohet.

Sipas Ramës, futja në BE e kthen vendin tonë më tërheqës për investimet.

“Rritja e vlerës së pasurisë këtu do jetë gjithmonë e më e madhe. Siç u ka ndodhur të gjitha vendeve dhe do të na ndodhi dhe ne me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme menjëherë dyfishohet dhe qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE, flas në nivelin e qytetarëve dhe bizneseve bëhen shumë më të interesuar për të investuar, pasi investojnë brenda Bashkimit Evropianë”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›