E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për intervistën në CNN: Drejtuesja postoi deklarata fyese ndaj meje

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Nga Roma, në Forumin Botëror “Future Investment Initiative”, Kryeministri Edi Rama ndau në panel disa opinione mbi intervistën e tij dhënë pak ditë më parë për CNN.

“Unë isha i ftuar në CNN për një intervistë dhe në fakt shumë e drejtë, të gjithë ata që mendojnë ndryshe kishin hapësirën e tyre kohore, por që drejtuesja që më ftoi mua për intervistën të postonte në profilin e saj një deklaratë që ishte fyese, jo kritike po fyese karshi meje, është vërtetë diçka. Ja pse e mendoj që Shqipëria i detyrohet shpirtit të humbur detyrimin që të vijë, të puthë zogjtë dhe të pendohet dhe do ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Kryeministri.

Në kuadër të Forumit Botëror Future Investment Initiative (FII) që po zhvillohet në Romë,  Rama mori pjesë në një bashkëbisedim me prezantuesen dhe korrespondenten e CNN, Eleni Giokos, ku trajtoi zhvillimet aktuale gjeopolitike, procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe perspektivat e investimeve strategjike në vend.

Gjatë diskutimit, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e forcimit të rolit politik dhe vendimmarrës të Europës përballë sfidave globale, duke riafirmuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian si një objektiv strategjik dhe i pandryshueshëm.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›