Zjarri në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, Skëndaj: Ndërhyrja e zjarrfikësve lokalizoi flakët

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Flakët e zjarrit përfshinë mesditën e sotme vendin e quajtur Qafa e Topit në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Vlorës.
Drejtori i Emergjencave Civile në prefekturën e qarkut të Vlorës, Robert Skëndaj tha për ATSH-në se “zjarri ra në orën 12:50 dhe u fik menjëherë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse”.
Skëndaj tha se “në vendngjarje shkuan dy automjete të forcave zjarrfikëse të cilat bënë të mundur lokalizimin e zjarrit për 15 minuta”.
Sipas tij, për shkak të zjarrit u dëmtuan dy hektarë me shkurre.
Shefi i Emergjencave Civile bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat në rast rreziku për rënien e zjarreve.
“Janë në gatishmëri mjetet dhe stafi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi kjo e ndërthurur jo vetëm se jemi në sezon me temperatura të larta, por njëkohësisht dhe për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Prej 1 korrikut jemi në gatishmëri më të përforcuar për shkak të sezonit të zjarreve”, tha Skëndaj.
/k.s/j.p/r.e/