E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike”, Berisha: Nuk votoi për Ballukun, voton për veten e tij

Ps daljes nga Parlamenti dhe votimit kundër heqjes së imunitetit të Belinda Balluku, kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bashkua protestuesve duke mbajtur edhe fjalimin e rradhës.

Sipas tij, kjo është një ditë e zezë për historinë e Shqipërisë ndërsa shtoi se, Rama firmosi sot fundin e tij politik.

“Sot, Edi Rama, kreu i organizatës kriminale, shënoi vetëvrasjen e tij politike. Shënoi fundin e tij politik.
Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit.

Sot, ai nuk votoi për Lubi Ballukun. Votoi për veten e tij. Për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë, krimet e shëmtuara që ka kryer. Në historinë kombëtare nuk ka pasur njeri me standardet më të ulëta njerëzore se ky njeri“, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›