Rama takon kreun e Qatar Airways në Doha: Pritet së shpejti nisja e fluturimeve për Tiranë

Gjatë vizitës së tij në Doha, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ndan pamje nga takimi, kryeministri Rama bën me dije se së bashku me Mohammed Al-Meer kanë biseduar për futjen e kësaj kompanie në Shqipëri për realizimin së shpejti të fluturimeve të Qatar Airways për Tiranë.
“Kryeministri Edi Rama Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”, shkruan Kryeministri Rama.
/rtsh.al/