E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama telefonatë me Thaçin: Tejet prekëse, Komandanti në formën e vet më të mirë

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Thaçi ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›