Raporti për Ballukun në grupin e PS, Manja: Kuvendi nuk gjykon fajësinë

Partia Socialiste ka mbledhur grupin e parlamentar, ku kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i është besuar leximi i raportit të nxjerrë nga Këshilli i Mandateve, në lidhje me kërkesën e SPAK, të dorëzuar më 16 dhjetor, për heqjen e imunitetit dhe më tej arrestimin e Belinda Ballukut.
Manja tha se aktualisht jemi në një realitet tjetër, ku vetë Balluku nuk mban më detyrën e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës.
Manja tha se pretendimet “Dalja jashtë vendi” dhe “imuniteti” tashmë janë hipotetike, por kujtoi se Kuvendi nuk vlerëson fajësinë apo jo të zonjës.