E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportimi në Kuvend i institucioneve të drejtësisë, Blushi: Ka përgatitje nga ana e mazhorancës për të penguar debatet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një prononcim për media pak para nisjes së seancës plenare, ka deklaruar se mazhoranca ka përgatitu skenarë për mos lejimin e debateve pas raportimit në Kuvend të 5 institucioneve të drejtësisë. Blushi shpreson se seanca e sotme, të jetë dita kur kryetarët e institucioneve të drejtësisë të bëjnë transparencë.

“Jam informuar në fillim të seancës se ka përgatitje nga ana e mazhorancës për të penguar debatet.

Sot të jetë një ditë kur krerët e institucioneve të japin llogari dhe të bëjnë transparencë për aktet me vetëdije dhe të qëllimshme që kanë kontribuar unifikimi të partisë me shtetin siç konfirmoi raporti i OSBE-ODIHR”, deklaroi Blushi.

/rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›