E Diel, 1 Nëntor 2026

“Red Bull Four 2 Score”, kampionati unik zhvilluar në Tiranë/Ginga Street, ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Toronto të Kanadasë

Për herë të parë në Shqipëri, “Red Bull Four 2 Score” solli një format unik futbolli në Sheshin Italia, duke kthyer Tiranën në një arenë spektakli, energjie dhe gare intensive.

Tetë skuadra u përballën në një format dinamik “4 kundër 4”, me porta të vogla, pa portierë dhe pa ndërprerje loje.

Çdo ndeshje zgjaste vetëm 10 minuta, duke e bërë lojën më të shpejtë, më të fortë dhe plot emocione për publikun. Pas një dite të mbushur me rivalitet dhe aksion, finalja u zhvillua mes Shqiponjave dhe Xhinga Street.

Në fund, ishte Ginga Street që dominoi dhe u shpall kampione.Me këtë fitore, Ginga Street do të përfaqësojë vendin në finalen botërore të Red Bull Four 2 Score, e cila do të zhvillohet këtë vit në Toronto, Kanada, ku do të përballet me ekipet më të mira nga e gjithë bota.

Ky format global sjell një frymë të re në futboll, duke i dhënë hapësirë të rinjve të shprehin talentin e tyre në një mënyrë kreative dhe plot ritëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›