Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë, nuk ka kërcënim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter goditi sot, më 26 mars, Japoninë. Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ), lëkundjet u regjistruan në bregun lindor të ishullit më të madh të vendit, Honshu, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Raportimet e para tregojnë se tërmeti u ndje gjerësisht në zonën e prekur, por autoritetet japoneze nuk kanë lëshuar paralajmërime për cunami.
“Situata po monitorohet nga afër,” shkruan Japan News, duke theksuar se strukturat e emergjencës janë në gatishmëri.
Deri më tani nuk ka njoftime për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione të tjera në orët në vijim.
/rtsh.al/