Regjistrimet në gjimnazin “Kolë Idromeno” në Shkodër drejt plotësimit të kuotave të studimit

Gjimnazi i vetëm me kohë të pjesshme në Shkodër, “Kolë Idromeno” është drejt mbylljes së aplikimeve për klasat e 10-ta. Sipas drejtorit Gazmir Jahiqi nga 55 kuota që ofrohen aktualisht janë regjistruar 47 nxënës.
“Pothuajse i kemi përfunduar të gjitha regjistrimet me të gjitha kuotat dhe ka pas një fluks të lartë kërkesash”, tha Drejtori i gjimnazit “Kolë Idromeno”, Gazmir Jahiqi.
Ndryshe paraqitet situata tek gjimnazi me kohë të plotë ku aktualisht janë regjistruar vetëm 5 nxënës duke rrezikuar çeljen e klasës së 10-të.
“Tek sistemi me kohë të plotë kemi mangësi sepse janë regjistruar deri tani 5 nxënës por sistemi elektroni siç është ai SMIP nuk lejon që nxënësit që janë në juridiksionin e shkollës tonë të regjistrohen në shkolla të tjera”, u shpreh Jahiqi.
Për të çelur një klasë të dhjetë duhet të jenë të regjistruar të paktën 15 nxënës.
/RTSH/