Aritmia dhe rrahjet e shpejta të zemrës, mjekët thonë se janë më të shprehura gjatë verës

Temperaturat e larta të verës ndikojnë në shfaqjen e aritmisë dhe rrahjet e shpejta të zemrës. Pacientët në këtë periudhë shfaqin në mënyrë më të shprehur këto problematika ose dhe për herë të parë. Arsyeja kryesore sipas kardiologes Jona Leka është humbja e ujit nëpërmjet djersitjes.
“Kripërat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e një ritmi të rregullt të zemrës dhe rrahjeve të qeta të zemrës. Humbja e kaliumit është shumë i rëndësishëm në procesin e ruajtës së rrahjeve të zemrës të qeta dhe të rregullta”, u shpreh kardiologia Jona Leka.
Po cili është regjimi ushqimor që duhet të ndiqet në këto raste, përpos konsumit të sasisë së nevojshme të ujit ?
“Frutat, perimet dhe gjithashtu metodat si për shembull zierja e lëngut të kumbullave pasi kanë shumë kalium, bimët jeshile kanë shumë kalium. Duhet të ruhet balancimi ushqimor”, u shpreh kardiologia.
Më të prirur për të shfaqur problematika më serioze janë pacientet e diagnostikuar me problematikë të shëndetit të zemrës , të pacientëve që kanë kaluar goditje në zemër apo dhe ata që vuajnë nga aritmia dhe në periudha të ndryshme të vitit kur humbja e ujit dhe kripërave është më e reduktuar. Por duhet kujdes duhet treguar në të gjitha fashat e moshave.
/RTSH/