E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu në formë shtrëngate, dëborë në lartësitë mbi 300 metra

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Parashikohet reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore, reshjet e  shiut do të jenë në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten të pranishme herë pas here në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe në jug të vendit hera-herës oarashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, relievet malore në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metra si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-800 metra, parashikohet reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht reshje bore me intensitet deri mesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 2/7 Re shi
Kukës -3/0 Re shi/borë
Lezhë 3/9 Re shi
Dibër -3/2 Re shi/borë
Durrës 4/11 Re shi
Tiranë 5/11 Re shi
Elbasan 2/8 Re shi
Berat 2/11 Re shi
Vlorë 5/11 Re shi
Korçë -2/0 Re shi/borë
Gjirokastër -1/8 Re shi/borë
Sarandë 5/11 Re shi

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›