Sekuestrohen pasuri me vlerë 400 mijë euro në Vlorë

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, më kërkesë të prokurorisë, sekuestroi pasuritë e A. Rr dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2020, rezultoi se shtetasi A. Rr., i dënuar më parë për “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, nuk justifikonte pasuritë e krijuara.
Konkretisht prokuroria kërkoi sekuestrimin e 3 apartamenteve, 3 makinave si dhe një dyqani.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë pranoi kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë e mësipërme të paluajtshme në vlerë totale 400 mijë euro.
/m.q/a.f/r.e/