E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje të forta shiu dhe breshër në Shkodër, Beci: Reagim i shpejtë i ekipeve bashkiake


TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Shkodra u përfshi sot nga reshje të forta shiu dhe breshëri, por situata u menaxhua pa probleme të mëdha.

Sipas informacionit të bërë publik nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci, strukturat bashkiake ndërhynë menjëherë në zonat ku u evidentuan vështirësi.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve, Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile punuan për pastrimin e akumulimeve të ujit dhe normalizimin e qarkullimit.

Beci bëri të ditur se ndërhyrjet u fokusuan kryesisht në pikat e njohura për grumbullime gjatë reshjeve intensive.

Sipas Becit, situata u stabilizua brenda një kohe të shkurtër dhe qarkullimi në qytet vijoi normalisht.

Autoritetet bashkiake po monitorojnë terrenin në vijim të parashikimeve për reshje të mëtejshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›