E Hënë, 2 Nëntor 2026

Riemërohet si kryeministër i Francës një javë pas dorëheqjes, Lecornu formon kabinetin e ri qeveritar

Sebastian Lecornu është riemëruar sërish në qeverinë franceze, një javë pas dorëzimit të dorëheqjes.

Një ditë më parë, Lecornu emëroi qeverinë e re e cila përbëhet nga 34 ministra, si një përpjekje për parandalimin e zhytjes së vendit në një krizë më të thellë politike.

Formacioni, një përzierje emrash të vjetër dhe të rinj është përpjekja e dytë e Kryeministrit Sébastien Lecornu për të bashkuar ekipin me qëllim miratimin e një buxheti shumë të nevojshëm shtrëngues përmes një parlamenti thellësisht të ndarë.

“Një qeveri e drejtuar nga misioni është emëruar për t’i siguruar Francës një buxhet para fundit të vitit”, shkroi Sébastien Lecornu në X të dielën.

Qeveria e dytë e Lecornu-së, e përbërë nga ministra politikë dhe teknokratë, pritet të fillojë detyrën sot me qëllim paraqitjen e një buxheti në kohë dhe gjetjen e një rruge për të shmangur një votë mosbesimi.

Ekipi i ri duhet të paraqesë një projektbuxhet për vitin 2026 para afatit të së martës, duke i dhënë parlamentit 70 ditët e kërkuara kushtetuese për të shqyrtuar planin para fundit të vitit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›