E Hënë, 2 Nëntor 2026

Samiti ndërkombëtar për paqen në Gazë-Trump mbërrin në Egjipt, marrin pjesë udhëheqës të më shumë se 20 vendeve

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të paqes në Rripin e Gazës.

Trump u mirëprit nga presidenti egjiptian Abdel Fatath al-Sisi pas mbërritjes në qytet.

Trump dhe Sisi do të bashkëkryesojnë samitin, ku morën pjesë udhëheqës të më shumë se 20 vendeve, për të forcuar armëpushimin dhe për të avancuar përpjekjet e rindërtimit pas luftës në Gazë.

Samiti vjen pasi grupi palestinez Hamas lëshoi 20 pengje të gjallë izraelitë në këmbim të afro 2,000 të burgosurve nën fazën e parë të një plani armëpushimi në Gazë.

Javën e kaluar, Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord në fazën e parë të një plani që ai përcaktoi 29 shtator për të sjellë armëpushim në Gaza, për të liruar të gjithë pengjet izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe një tërheqje graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës. Faza e parë e marrëveshjes hyri në fuqi ditën e premte.

Faza e dytë e planit kërkon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gazë pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force shumëkombëshe dhe çarmatimin e Hamasit.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 67.800 palestinezë në enklavë, shumica e tyre gra dhe fëmijë, dhe e kanë bërë atë kryesisht të pabanueshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›