E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruktohet shkolla “Qemal Mehmetaj” në Cakran, mjedise të reja për nxënësit në shtator

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Qemal Mehmetaj” në Cakran të Fierit po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor sipas standardeve bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga punimet që po kryhen në këtë shkollë, e cila do të mirëpresë nxënësit në shtator me hapësira të reja.

Rama theksoi se investimi i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Fier do të sigurojë standarde bashkëkohore në mësimdhënie dhe më tepër hapësira për veprimtaritë pas shkollore,

“Një shkollë e re po bëhet gati këtë vit të ri shkollor, për nxënësit, stafin pedagogjik dhe gjithë komunitetin e Cakranit në Fier. Shkolla do t’i mirëpresë nxënësit në mjedise krejt të reja që frymëzojnë e nxisin dashurinë për dijen, librin, sportin e teknologjinë”, u shpreh Rama.

Punimet tashmë janë drejt përfundimit duke bërë të mundur që nxënësit të nisin mësimin në shtator në një shkollë të rikonstruktuar dhe me standarde të përmirësuara.

1 nga 5

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›