E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshqet fuoristrada, plagoset kryetari i PD-se

Kryetari i Partise Demokratike te Librazhdit ka rrezikuar jeten ne nje aksident automobilistik. Aranit Leka, qe mban njekohesisht edhe postin e drejtorit te elektrikut,
ka pesuar aksident, ndersa ishte duke udhetuar me makinen e tij fuoristrade, me targe LB 0833 A. Burime te policise se qarkullimit rrugor u shprehen se aksidenti ka ndodhur per shkak te rreshqitjes se automjetit, i cili ka dale nga rruga dhe eshte batuar ne ane te saj. Leka eshte derguar ne spital dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›