E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikonte qarkullimin e automjeteve, vazhdojnë punimet për pastrimin e shkëmbit në rrugën Lozhan-Strelcë

Prej datës 28 janar, në aksin rrugor Lozhan – Strelcë po punohet për thyerjen dhe pastrimin e një masivi shkëmbor që rrezikon kalimin e automjeteve.

Punimet po kryhen nga specialistë të kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilët po përdorin mjete të posaçme për të stabilizuar zonën. Sipas autoriteteve, për shkak të fortësisë së shkëmbit, procesi kërkon kohë dhe kujdes të veçantë, ndaj ndërhyrja po bëhet në kushte të kontrolluara për të garantuar sigurinë e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kalojnë në këtë aks të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, ndërsa sigurojnë se do të japin informacione të vazhdueshme mbi ecurinë e punimeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›