E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritet çmimi i mollës industriale, eksportet sjellin fitime për fermerët e Korçës

Ndërtimi i linjave të përpunimit ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimit të mollës industriale. Nëse një vit më parë ajo tregtohej me 3 deri në 5 lekë për kilogram, këtë sezon çmimi varion nga 12 deri në 20 lekë, i njëjtë si për prodhimin që shitet në tregun vendas ashtu edhe për atë që eksportohet.

Petrit Hajderlliu i cili ka investuar në ngritjen e një linje për përpunimin e lëngjeve të mollës, thotë se këtë vit molla industriale po eksportohet në sasi më të mëdha, duke sjellë të ardhura më të mira për fermerët.

“Dikur e shisnin me 3 lekë, 5 lekë, 8 lekë tani e shesin me 4 mijë lekë etj. Gati 20% është në tregun shqiptar dhe pjesa tjetër është eksport”, u shpreh Hajderlliu.

Rritja e çmimit të mollës industriale ka bërë që fermerët të jenë të kënaqur me shitjet. Vetëm gjatë vitit 2024 nga qarku i Korçës janë eksportuar 3783 ton mollë industriale, ndërsa në ditët e fundit janë dërguar drejt vendeve të rajonit edhe 619 ton të tjera.

Gazetare: E. Fili 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›