E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e çmimit të naftës/ Putin: Duam sinjal nga BE, të gatshëm të bashkëpunojmë për të stabilizuar tregun

Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Evropian për të garantuar furnizimet e nevojshme me naftë dhe gaz, me qëllim stabilizimin e tregjeve energjetike në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve, deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një mbledhjeje kushtuar situatës në tregun e energjisë.

Putin pretendon se, Moska mund t’u sigurojë vendeve të BE-së furnizimet e nevojshme me energji, por për këtë nevojitet “një sinjal” nga vetë evropianët.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet që do të sillnin për sektorin energjetik përpjekjet për destabilizimin e Lindjes së Mesme.

Çmimi i naftës ka arritur këtë të hënë në mbi 119 dollarë për fuçi, nivele që nuk ishin parë që prej mesit të vitit 2022, ndërsa disa prodhues të mëdhenj kanë ndërprerë furnizimet.

Ndërkohë, në Shqipëri, prej ditës së enjte (më 4 Mars 2026) nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë, për shkak të ndryshimeve të shpejtë që po pëson çmimi në bursat e huaja.

Pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në tregun e pakicës kanë ndryshuar 3 herë, duke arritur sot për disa pika në Tiranë në nivelin e 189 lekë për litër. Krahasuar me çmimin para nisjes së sulmeve, nafta deri tani është rritur 14 lekë për litër.

Nga një vëzhgim “Monitor” sot rezulton se në disa pika me pakicë çmimi është rritur sërish 7 lekë për litër.

Nga 182 lekë që ishte ditën e premte (6 Mars), çmimi i naftës ka arritur në nivelin e 189 lekë për litër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›