E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritje me 151% e automjeteve tërësisht elektrike

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Flota e mjeteve elektrike në vend po vijon të rritet me ritme të shpejta, duke dhënë shenja të qarta të orientimit gjithnjë e më të madh drejt transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë gjatë periudhës janar-shkurt 2026, janë regjistruar për herë të parë 1712 mjete All-Electric.

Kjo shifër shënon një rritje prej 151% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ky trend pozitiv dëshmon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi i mjeteve elektrike, si ulja e ndotjes së ajrit, reduktimi i emetimeve të karbonit dhe kostot më të ulëta të mirëmbajtjes.

Shtimi i mjeteve “green” në rrugët e vendit konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një sistemi transporti më të pastër, më efikas dhe më të qëndrueshëm, në përputhje me objektivat mjedisorë dhe politikat e zhvillimit të gjelbër.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›