E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT gjobit 22 subjekte ndërtimi në Tiranë për mungesë sigurie në kantier

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin.

Inspektimi është përqendruar veçanërisht në Bashkinë e Tiranës, për shkak të numrit të lartë të lejeve në zbatim.

Gjatë fazës së dytë të rikontrollit në kantieret e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, janë kryer riverifikime në 132 objekte ndërtimi.

IKMT bën me dije se në 22 raste është konstatuar mungesë reflektimi dhe moszbatim i masave të kërkuara, si dhe mospërputhje me kërkesat ligjore.

IKMT ka proceduar këto subjekte në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, i cili përcakton ndëshkimin me gjobë, masa e së cilës varet nga natyra e shkeljes së konstatuar.

Procesi i kontrollit, në bashkëpunim me IMT-të vendore dhe AZHT-në, vijon në të gjithë territorin, me qëllim garantimin e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe kërkesat ligjore në fushën e ndërtimit. /e.r/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›