E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – 18 viktima dhe 11 500 fluturime të anuluara pas stuhive të paprecedenta

NJU JORK, 26 janar /ATSH/ – Stuhi të fuqishme, pothuajse të paprecedentë në histori, po godasin disa pjesë të SHBA-së, duke lënë të paktën 18 të vdekur, mijëra fluturime të anuluara dhe qindra mijëra pa energji elektrike, sipas BBC dhe ANSA-s.

Të vdekur janë raportuar në Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas, ku një vajzë 16-vjeçare humbi jetën në një aksident gjatë rrëshqitjes me slitë.

Mbi 11 500 fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët në mbarë vendin janë mbyllur.

Harta jonë tregon shtrirjen e reshjeve të borës gjatë fundjavës.

Reshjet e borës pritet të dobësohen gjatë ditës së sotme, por pjesët qendrore dhe lindore të SHBA-së do të përballen me të ftohtë të acartë.

Paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) shtrihen nga Teksasi në jug deri në rajonin e New England në verilindje.

Edhe për Kanadanë kjo stuhi ka qenë tronditëse./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›