SHBA – Avioni i Trumpit kthehet mbrapsht për shkak të një problemi elektrik

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-DPA/ – Avioni që transportonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe delegacionin e tij u kthye mbrapsht ndërsa ishte drejt Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos dhe u kthye sërish për në Uashington, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
”Pak pasi u ngrit nga pista dje në mbrëmje, ekuipazhi i Air Force One konstatoi një problem të vogël elektrik”, u tha Leavitt gazetarëve që udhëtonin me presidentin.
Si masë paraprake avioni u kthye dhe u ul në bazën ajrore ushtarake ”Joint Base Andrews”, pranë kryeqytetit amerikan, ku Trump dhe ekipi i tij do të transferoheshin në një avion tjetër.
Gazetarët e grupit shoqërues raportuan se avioni u ul në ”Joint Base Andrews” në orën 23:07 sipas kohës lokale (04:07 GMT të mërkurën).
Lajmi për kthimin e avionit u bë publik rreth një orë pas ngritjes.
Mbërritja e Trumpit në qytetin alpin zviceran të Davosit, ku ai pritet të mbajë një fjalim të mërkurën pasdite, pritet të vonohet./ /Ad.Ab./ a.jor.