JAPONI – Vrasësi i ish-kryeministrit Abe dënohet me burgim të përjetshëm

TOKIO, 21 janar /ATSH-DPA/ – Një gjykatë japoneze dënoi sot me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe.
Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, kishte pranuar se e kishte qëlluar me armë të improvizuar ish-kryeministrin japonez, më jetëgjatin në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë një fjalimi elektoral në korrik 2022.
Vdekja e dhunshme e Abe tronditi opinionin publik në mbarë botën.
Yamagami u neutralizua dhe u arrestua menjëherë në vendngjarje, përpara kamerave.
Sipas hetuesve, ai deklaroi se veproi nga urrejtja ndaj “Unification Church”, (Kisha e Unfikuar) një organizatë fetare e themeluar në Korenë e Jugut në vitin 1954 nga Sun Myung Moon, e cila gëzonte mbështetje në Japoni nga gjyshi i Abe, ish-kryeministri Nobusuke Kishi.
Atentati ndaj Abe nxori në pah lidhjet mes Kishës së Unifikimit dhe anëtarëve të Partisë Liberal-demokrate, partia në pushtet e Japonisë./ /Ad.Ab./ a.jor.