E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite vriten pranë muzeut hebraik në Uashington

UASHINGTON, 22 maj /ATSH-DPA/- Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u vranë jashtë një muzeu hebre në Uashington, njoftoi dje në mbrëmje sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem.

“Ne po hetojmë në mënyrë aktive dhe po punojmë për të mbledhur më shumë informacion. Ju lutemi lutuni për familjet e viktimave”, shkroi Noem në X.

“Autori i krimit do të përballet me drejtësinë”, shtoi ajo.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, tha se të shtënat fatale ishin një akt i lig terrorizmi antisemitik.

“Dëmtimi i komunitetit hebre nënkupton kalimin e vijës së kuqe”, shkroi ai në X.

“Ne jemi të bindur se autoritetet amerikane do të ndërmarrin veprime të ashpra kundër atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal. Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qytetarët dhe përfaqësuesit e tij – kudo në botë”, shtoi ai. /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›