TEL AVIV – Izraeli forcon sigurinë në ambasada pas vrasjeve në Uashington

TEL AVIV, 22 maj /ATSH-DPA/ – Izraeli do të rrisë sigurinë në misionet e tij diplomatike në të gjithë botën – pas vrasjes së dy punonjësve të ambasadës izraelite dje në Uashington, tha sot zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu u trondit nga vrasjet e tmerrshme antisemite në Uashington”, thuhet në deklaratë.
“Po dëshmojmë çmimin e tmerrshëm të antisemitizmit dhe nxitjes së egër kundër Izraelit. Shpifjet e përgjakshme kundër Izraelit po na kushtojnë jetën dhe duhet të luftohen në mënyrë të pamëshirshme”, tha Netanyahu në deklaratë.
Dy anëtarët e stafit të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje pranë Muzeut Hebraik dje në mbrëmje në Uashington.
Sipas ambasadorit izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ata ishin një çift i ri që ishin gati të fejoheshin.
Policia amerikane tha se i dyshuari është arrestuar. Pas arrestimit të tij, ai dyshohet se brohoriti sloganin “Palestina e lirë, e lirë”. //a.i/