SHBA – FBI arreston një gjyqtar me akuzën e pengimit të zbatimit të ligjeve të imigracionit

MILUOKI, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Drejtori i FBI-së, Kash Patel njoftoi se agjentët federalë kanë arrestuar një gjykatës të Qarkut të Miluokit me akuzën e pengimit të zbatimit të ligjeve të imigracionit.
”FBI ka arrestuar gjyqtaren, Hannah Dugan me akuzën e ‘mashtrimit të qëllimshëm të agjentëve federalë’ nga një emigrant që ndiqet nga autoritetet federale”, shkroi Patel në median sociale.
Administrata Trump është zotuar të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarët lokalë që nuk bashkëpunojnë në luftën kundër imigracionit të paligjshëm./ a.jor.