SHBA – Garda Kombëtare vendoset në Uashington, pasi Trump shpalli emergjencën

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH-AA/ – Garda Kombëtare e SHBA-së u vendos rreth Uashingtonit, pasi presidenti Donald Trump e shpalli atë emergjencë të sigurisë publike, thanë zyrtarët, ndërsa trupat u zhvendosën për të siguruar kryeqytetin.
Trump tha të enjten se do të patrullojë rrugët e Uashingtonit me policinë dhe forcat ushtarake.
“Do të dal sonte. Do të dal jashtë sonte me policinë dhe me ushtrinë”, tha Trump në programin radiofonik konservator “The Todd Starnes Show”.
Trump kundër kritikave mbrojti përpjekjet e tij për uljen e krimit. “Dua të them, shikoni, e kam përballuar atë krim në katër ditë në Uashington. E tëra çfarë bëjnë është të thonë se ai është një diktator”.
Komentet e Trumpit pasojnë një deklaratë në gusht për një “emergjencë krimi” në Uashington, duke e vendosur Departamentin e Policisë Metropolitane nën kontrollin federal dhe duke vendosur 800 trupa të Gardës Kombëtare për të patrulluar rrugët.
Autoritetet federale kanë bërë 550 arrestime që nga fillimi i operacionit më 7 gusht ndërsa zyrtarët pretendojnë ulje të konsiderueshme të krimit të dhunshëm dhe grabitjeve. Masat goditëse kanë përfshirë edhe pastrimin e dhjetëra kampeve të pastrehë në të gjithë kryeqytetin.
Kritikët kanë protestuar kundër ndërhyrjes federale, me demonstruesit që brohorasin “Liri për Uashingtonin” gjatë vizitave të zyrtarëve të administratës për të falënderuar trupat që janë vendosur në vend./ /os/