E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Kolorado drejt ndalimit të shitjes se qenve dhe maceve në dyqanet e kafshëve

DENVER, 6 mars  /ATSH/ – Shteti amerikan i Kolorados ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndalimit të shitjes së qenve dhe maceve në dyqanet e kafshëve shtëpiake.

Ligjvënësit shtetërorë kanë avancuar një projektligj që parashikon ndalimin e shitjes së këtyre kafshëve në dyqanet e kafshëve duke filluar nga 1 janari 2027.

Sipas mbështetësve të nismës, masa synon të ndërpresë atë që ata e quajnë “zinxhiri i fermave të shumimit të qenve” (puppy mills), të cilat shpesh furnizojnë dyqanet me kafshë të rritura në kushte komerciale.

Nëse projektligji miratohet dhe hyn në fuqi, dyqanet e kafshëve në të gjithë shtetin nuk do të lejohen më të shesin qen apo mace.

Propozimi po vazhdon tani procesin legjislativ, ndërsa debati mbetet i hapur mbi ndikimin që mund të ketë tek mirëqenia e kafshëve, tek mbarështuesit dhe tek bizneset e vogla. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›